STEAM – Programojmë të ardhmen Dita përmbyllëse e Javës së Projekteve – Nga ideja te prezantimi! Sot, në Shkollën “Mileniumi i Tretë”, përmbyllëm një javë plot hulumtim, krijimtari dhe bashkëpunim me prezantimet finale të projekteve të nxënësve. Gjatë gjithë javës, nxënësit punuan në grupe, provuan zgjidhje dhe i zbatuan njohuritë në praktikë. Aktivitetet brenda shkollës, vizitat edukative jashtë saj, takimet dhe trajnimet e pasuruan këtë rrugëtim me përvoja të reja. Këtë vit, dita e prezantimeve erdhi në një formë ndryshe: me “pasaportën e projekteve”! Në çdo projekt që vizitonin, nxënësit merrnin një vulë dhe mblidhnin mesazhet e tij. Çdo ndalesë ishte një mundësi për të zbuluar, për të pyetur dhe për të mësuar nga puna e njëri-tjetrit. Në kuadër të projektit “Ngjyra pa kufij”, sot u organizua edhe një ekspozitë me shitjen e sendeve të punuara nga nxënësit. Me kontributin e prindërve, stafit dhe organizatave të ndryshme, përfshirë KFOR-in, u mblodhën 500 euro për OJQ-në “Dëgjo zërin tim”. Një nismë ku puna krijuese u kthye në mbështetje për të tjerët! Krahas projekteve, aktivitetet sportive gjatë javës sollën argëtim dhe emocione për nxënësit. Ato u përmbyllën me një lojë volejbolli me stafin e shkollës, mes energjisë, të qeshurave dhe frymës ekipore. Faleminderit nxënësve, stafit, prindërve dhe partnerëve për përkushtimin dhe kontributin në këtë javë! E përmbyllëm me projekte të realizuara, përvoja të përbashkëta dhe shumë arsye për t’u ndier krenarë për nxënësit tanë!
Më shumë →

.jpg&w=3840&q=75)





