Këtu mund t'i gjeni konkurset aktuale
Konkurs i hapur pune: Punëtor sigurimi (2 pozita)
Procedura e aplikimit:
Ju lutem plotësoni formularin e mëposhtëm online për aplikim, më së voni deri më 27 prill 2026, në orën 15.00. Pas këtij afati, e-mail adresa do të mbyllet dhe nuk do të jetë i mundur dërgimi i aplikimeve. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Me rastin e ardhjes në intervistë, kandidatët e ftuar duhet të sjellin dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimet e tyre.
Informata për kandidatë
Shkarko
Përshkrimi i vendit të punës
Shkarko
Aplikacion për punë
Aplikacion për Regjistrim në Bazën e të Dhënave të Kandidatëve për Punë
Shkolla “Mileniumi i Tretë” mirëpret aplikacionet nga profesionistë të arsimit dhe fushave përkatëse që janë të interesuar të bëhen pjesë e stafit tonë. Ky formular shërben për të grumbulluar të dhëna paraprake nga kandidatët e mundshëm dhe do të ruhet në bazën tonë të të dhënave.
Qëllimi i këtij aplikacioni:
Ky aplikacion nuk është i lidhur me ndonjë konkurs të hapur aktual, por shërben për të kontaktuar kandidatë të kualifikuar në rast të hapjes së një pozite të re apo të lirimit të një vendi pune në të ardhmen.
Çfarë kërkojmë:
- Kandidatë të motivuar, me etikë profesionale dhe dashuri për arsimin;
- Përvojë dhe/ose kualifikime përkatëse në fushën e mësimdhënies dhe administratës;
- Gatishmëri për të kontribuar në një ambient bashkëpunues dhe inovativ.
Si funksionon:
Pasi të plotësoni formularin, të dhënat tuaja do të ruhen me kujdes dhe do të shqyrtohen në rast se hapet një pozitë që përputhet me profilin tuaj. Vetëm kandidatët që përzgjidhen do të kontaktohen për intervistë.