Kushtet e përgjithshme të regjistrimit
Regjistrimi i nxënësve të rinj në klasën 10
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës nën 17 vjeç, të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Kanë mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët, ose shkolliminnuk kanë bërë shkelje të rënda disiplinore gjatë dy viteve të fundit të shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët.
- Nuk kanë bërë shkelje të rënda disiplinore gjatë dy viteve të fundit të shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Shkolla e mesme e lartë (klasat 10-12) do të funksionojë sipas planprogramit mësimor të Kosovës, duke ofruar mësimin në dy drejtime:
- Gjimnazi Matematikë-Informatikë,
- Gjimnazi i shkencave shoqërore.
Për më shumë informata shkarkoni planin dhe programin mësimor.
Për nxënësit do të organizohet testi pranues në këto lëndë:
- Gjuhë shqipe – deri në 40 pikë,
- Matematikë – deri në 40 pikë,
- Gjuhë angleze – deri në 20 pikë.
Pyetjet do të jenë nga plani dhe programi mësimor i Kosovës. Shkarko modelin e testit pranues
Rangimi i nxënësve dhe pranimi i tyre në drejtimin përkatës do të bëhet sipas rezultatit në provimin pranues. Shkolla do të bëj përpjekje maksimale që secili nxënës i ranguar të regjsitrohet në drejtimin e zgjedhur, por, nëse nuk ka mundësi për këtë do të ofrohet regjistrimi në drejtimin tjetër. Fletëparaqitjet për regjistrim në klasën e dhjetë pranohen deri më 11 qershor 2010.
Testi pranues mbahet më 17 qershor 2011 me fillim në orën 10.

