Regjistrimi

 

Kushtet e përgjithshme të regjistrimit

 

Regjistrimi në klasat 1-9

1.1.Në klasat 1-9 mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç, pa asnjë diskriminim në bazë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhësore, rajonale, etj., me kusht që t'i plotësojnë kërkesat e veçanta për regjistrim, siç janë:

  • Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt.
  • Mosha adekuate për regjistrim në klasën e parë, respektivisht kryerja me sukses e klasës paraprake sipas planit dhe programit mësimor të Kosovës ose një plani dhe programi mësimor të pranuar nga MASHT me aktin e licencimit, barasvlerës, apo me ndonjë akt tjetër juridik të aplikueshëm në Kosovë.
  • Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit të nxënësit dhe kryerja me rregull e obligimeve që dalin nga kjo kontratë.

1.2. Deri më 31 mars Shkolla shpall vendet e lira për regjistrimin e nxënësve të rinj në vitin shkollor vijues. Shpallja bëhet në mjetet e informimit publik ose në mënyra të tjera të përshtatshme.

1.3. Regjistrimi i nxënësve të rinj për vitin shkollor vijues fillon në prill dhe vazhdon deri në fillim të vitit shkollor respektivisht deri në plotësimin e vendeve të lira.

1.4. Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet me përparësi sipas radhës së paraqitjes.

1.5. Regjistrimit të nxënësve në klasën e parë i paraprin biseda me psikologun me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik të nxënësit.

1.6. Regjistrimit të nxënësve në klasat e tjera i paraprin biseda/ testimi nga psikologu dhe mësimdhënësit e caktuar me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik dhe të zhvillimit të të nxënit, të nxënësit.

1.7. Regjistrimi i nxënësve aktualë të Shkollës "Mileniumi i Tretë" në vitin shkollor vijues bëhet deri më dt. 10 qershor. Pas kësaj date vendet e nxënësve të paregjistruar shpallen të lira.

1.8. Kontratat për shkollim për të gjithë nxënësit e regjistruar në vitin shkollor vijues duhet të nënshkruhen më së voni deri më 1 korrik. Mosrespektimi i këtij afati do të konsiderohet si heqje dorë nga regjistrimi.

Regjistrimi