Organizimi

 

Procesi mësimor

 

Shkolla "Mileniumi i Tretë" punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur "Hap pas hapi", ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-15 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të mësimdhënies, përfshirë teknikat e programit me reputacion ndërkombëtar "Mendimi kritik gjatë leximit dhe shkrimit", mësimin problemor, mësimin me anë të projekteve, etj.

Nxënësit kalojnë në shkollë 6-8 orë, në varësi nga mosha dhe nevojat individuale, duke kryer pjesën më të madhe të obligimeve të tyre gjatë këtij orari. Për këtë qëllim është ndërtuar një sistem logjistik, i cili përfshin organizimin e transportit, një orar jokonvencional të mësimit, ofrimin e mundësive për aktivitete jashtëmësimore etj. Gjuha angleze mësohet që nga klasa e parë, ndërsa gjuha gjermane që nga klasa e pestë.

Hap pas Hapi

 

Hap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997.

Të gjitha paralelet e mësimit klasor (1-4) në Shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar:

Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh)

 

MKLSh është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.

SMKLSh është program i përshtatshëm për punë me nxënës të të gjitha moshave dhe nxit një bashkëpunim të mirë mes nxënësve, si dhe mes nxënësve e mësimdhënësve

Format e punës

 

Për të siguruar që secili nxënës të përparojë sa më shumë, në Shkollë zbatohen forma të ndryshme të punës:

Për t'i plotësuar nevojat dhe dëshirat individuale të secilit nxënës Shkolla organizon:

Plani mësimor

 

Personeli

 

Shkolla punëson mësimdhënës të kualifikuar, të cilët tregojnë prirje të veçantë për aplikimin e risive në procesin mësimor. Për mësimdhënësit ekziston një program i zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe u ofrohet asistencë e vazhdueshme teknike në fushën e didaktikës, vlerësimit, planifikimit të aktiviteteve kurrikulare dhe ekstrakurrikulare, etj. Kjo asistencë teknike nënkupton angazhimin e kohëpaskohshëm të ekspertëve, të cilët punojnë me mësimdhënësit në avancimin e punës së tyre.

Dokumente

 

Mileniumi i Tretë