Me faqen tonë jeni të përditësuar me lajmet e fundit në shkollën tonë.

 


www.mileniumi3.net

Letër informative


 

Për informim sa më të mirë të lexuesve shkolla "Mileniumi i Tretë" vazhdimisht merret me punimin e letrave informative.

Në shkollën tonë letrat informative botohen 2 deri 3 herë gjatë vitit shkollor. Letrat informative kanë filluar të botohen gjatë vitit shkollor 2006/07.

Letra Informative - Dhjetor 2011

Dhjetor 2011

 

"Revista M3" është njëri ndër klubet aktive në shkollë. Nxënësit tashmë kanë përgatitur numrin e ri të Letrës informative, duke e sjellë pikërisht në prag të festave të fundvitit, si dhuratë për ju. Klubi udhëhiqet nga arsimtarja Violetë Pllana dhe Arta Shala. Njëkohësisht ju urojnë gjithë të mirat për Vitin e Ri 2012, duke uruar që dashuria të rritet brenda nesh. Gëzuar!

Shkarko këtu...

 

Letra Informative - Prill 2011

Prill 2010

 

Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për faktin se për një javë rresht zhvillohen një mori a k - tivitetesh, var ë s is h t nga tema e përcaktuar. Këshilli i nxënësve përzgjodhi si temë të p ë r g j i t h - s h m e "Ndërtimi dhe funksionimi i Kosovës si shtet" me pyetjen bazë: Si do të dëshironit të jetë Kosova pas 20 vjetësh? ...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Dhjetor 2010

Dhjetor 2010

 

Një ndër organizimet më të rëndësishme dhe të parat e këtij viti në shkollën tonë ishte ndërtimi i një lidhjeje partneriteti në mes të shkollës "Mileniumi i Tretë" me rrjetin e shkollave gjermane. Kjo u zyrtarizua më 7. 10. 2010, duke nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit midis shkollës sonë dhe iniciativës gjermane "Shkollat: Partnere të së Ardhmes" si dhe u bë pranimi i pllakës PASCH...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Prill 2010

Prill 2010

 

Për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë përgatitën pika të ndryshme artistike për të nderuar këtë ditë madhështore. Më mirë se me vallëzim nuk mund të fillohej festa. Nxënësit e klasave të ulëta, me një kolazh vallëzimi të përgatitur nga mësimdhënësja Valdrina Ademaj nisën festën...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Dhjetor 2009

Dhjetor 2009

 

Festa e 28 Nëntorit nisi me valle. Si lule të bukura në pranverë, edhe pse shumë të vogla, e ndjenë se si rrahë zemra për Morenë tonë të lënë jashtë trojeve shqiptare. Vajzat e klasës së parë, të dytë dhe të tretë dolën në skenë me vallëzimin e quajtur sipas këngës "Moj e Bukura More." Në shkollën tonë ka edhe mjaft djem të talentuar. Pikat e radhës na dëshmuan këtë. Shend Sulejmani luajti në piano, ndërsa Rron Aliu në kitarë, që të dy në klasë në pestë....

Shkarko këtu...

Letra Informative - Shtator 2009

Shtator 2009

 

Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për faktin se për një javë rresht zhvillohen një mori a k - tivitetesh, var ë s is h t nga tema e përcaktuar. Këshilli i nxënësve përzgjodhi si temë të p ë r g j i t h - s h m e "Ndërtimi dhe funksionimi i Kosovës si shtet" me pyetjen bazë: Si do të dëshironit të jetë Kosova pas 20 vjetësh?

Shkarko këtu...

Letra Informative - Maj 2008

Maj 2008

 

Të nxitur nga ëndrrat, pasioni, prirjet veçanta për muzikën dhe dëshira për të shfaqur shpirtin artistik, disa nxënëse të talentuara në muzikë, me ndihmën e arsimtares së muzikës Yllnora Limani arritën të japin një shfaqje muzikore që lirisht mund të quhej spektakël muzikor. Kjo shfaqje ishte njëherësh një pikënisje për realizimin e ëndrrave të tyre, të cilat mund të bëhen realitet në të ardhmen. Këtë më së miri e dëshmoi paraqitja e tyre para nxënësve...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Mars 2008

Prill 2010

 

Përveç organizimit të mësimit në klasë, rol të rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor luajnë edhe aktivitetet e lira që zhvillohen në shkollë dhe jashtë saj. Sipas mënyrës së planifikimit të mësimit, planifikim tematik, realizohen edhe vizitat jashtë shkollës me qëllim që nxënësit të njihen më drejtpërdrejt me përmbajtjet e shtjelluara në klasë...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Maj 2007

Maj 2007

 

7 dhe 8 Marsi janë festat më të dashura për fëmijë. Për nder të ditës së mësuesit dhe ditës së nënës, shkolla "Mileniumi i Tretë" në bashkëpunim me shkollën kitarë klasike "Vihuela", të udhëhequr nga prof. Naser Dula, organizuan një koncert...

Shkarko këtu...

Letra Informative - Nëntor 2006

Nëntor 2006

 

Jemi në fund të tremujorit të parë të vitit shkollor 2006/2007, kështu që në këtë numër do t'ju njoftojmë me më shumë risi të shkollës sonë. Shtimi i numrit të nxënësve dhe paraleleve këtë vit, vetëm sa e ka shtuar edhe më shumë përkushtimin dhe punën e stafit të shkollës...

Shkarko këtu...