Me faqen tonë jeni të përditësuar me lajmet e fundit në shkollën tonë.

 

Lajmet - 2011/12

 

LAJMËRIM

Ndërpritet mësimi edhe për një javë në të gjitha shkollat e Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës edhe për një javë, pra deri të hënën, më 20 shkurt 2012.

Vendimi është marrë për shkak të motit që po mbretëron kohët e fundit në vendin tonë, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, që kanë vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, e në disa raste e kanë bërë edhe të pamundur.

Po ashtu, ndërprerja e mësimit është edhe kërkesë e Drejtorive Komunale të Arsimit, por edhe e vet prindërve, të cilët përveq vështirësive në lëvizje në zonat më të thella, kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për trotuaret që janë shumë të pasigurta për lëvizjen e nxënësve.

http://www.masht-gov.net/

12 shkurt 2012

 

LAJMËRIM

Për shkakt të motit ndërpritet mësimi për një javë – rifillon të hënën (13 shkurt 2012)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje

Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Mësimi rifillon të hënën më 13 shkurt 2012.

Ditën e humbura të mësimit do të kompenzohen në fund të vitit shkollor.

http://www.masht-gov.net/

05 shkurt 2012

 

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", se ndërpritet procesi mësimor më datë 26 dhe 27 janar. Njoftimi vjen nga Drejtoria e Arsimit për Komunën e Prishtinës.

Arsye e ndërprerjes së mësimit për dy ditë është moti i lig dhe të reshurat e pandërprera të dëborës. Procesi mësimor rifillon të hënën me datë 30 janar të këtij viti.

Orët e humbura gjatë këtyre dy ditëve do të kompensohen gjatë pushimit pranveror.

25 janar 2012

 

Klasa më e dalluar

Klasa VIII/1 shijon epitetin me borën e maleve të Sharrit

Mëngjesin e së premtes të datës 13.01.2012 e pritën me padurim. Ata ishin të entuziazmuar për udhëtimin e radhës. Para nisjes, i përshëndeti dhe u uroi udhëtim të këndshëm drejtoresha, znj. Afrore Lila. Pas akomodimit (vendosjes) në hotel, nxënësit së bashku me arsimtarët presin radhën për ngjitje me teleferik në pikën e nisjes.

Pas udhëtimit të bukur me teleferik, nxënësit me arsimtarë bëhen gati të lëshohen me ski. Ndjenja e bukur gjatë skijimit, rrëzimet e ndërkohshme dhe kujdesi për të mos u lënduar e kurorëzoi takimin në fund të stazës.

Përveç skijimit, nxënësit nuk harruan as lojën me borën. Pas tri ditëve të mrekullueshme, erdhi koha e nisjes. Secili me përjetimet e veta, po afroheshin te pika e takimit për nisje.

Derisa po prisnim autobusin, arsimtarët Valmir Sadiku dhe Genc Dervshi sajuan një lojë të bukur, me të cilën nxënësit u kënaqën shumë. Përmbledhjen më të bukur të shëtitjes së paharrueshme e pasqyrojnë këto dy foto të bukura.

16 janar 2012

 

Doli numri i ri i Letrës informative

"Revista M3" është njëri ndër klubet aktive në shkollë. Nxënësit tashmë kanë përgatitur numrin e ri të Letrës informative, duke e sjellë pikërisht në prag të festave të fundvitit, si dhuratë për ju.

Klubi udhëhiqet nga arsimtarja Violetë Pllana dhe Arta Shala. Njëkohësisht ju urojnë gjithë të mirat për Vitin e Ri 2012, duke uruar që dashuria të rritet brenda nesh. Gëzuar!

Për ta lexuar Letrën Informative klikoni këtu.

23 dhjetor 2011

 

Aksion Humanitar

Nxënësit pjesëmarrës në projektin ACES – "No Boundaries" dhe disa nga anëtarët e Këshillit të Shkollës, sot përmbyllën aksionin humanitar që zgjati për më se tri javë.

Gjatë këtyre tri javëve të gjithë nxënësit e shkollës mblodhën veshmbathje, të cilat sot më 09.12.2011 u dorëzuan në "SOS Fshatin e Fëmijëve".

19 dhjetor 2011

 

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë" se të hënën, më 28 nëntor, nuk do të mbahet mësim për nder të "Ditës së Flamurit".

Drejtoria e shkollës ua uron të gjithë nxënësve dhe prindërve Festat e Nëntorit.

25 nëntor 2011

 

Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS

Shkolla "Mileniumi i Tretë" fitoi projektin e tretë "Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS" nga organizata jo qeveritare INTEGRA e cila ka për qëllim intensifikimin e zhvillimit të edukimit dhe kulturës. Implementimi i projektit do të zbatohet në Shkurt 2012 nga 16 nxënës të shkollës të cilët do të transmetojnë njohuritë e tyre të fituara nga trajnimi te nxënësit e shkollave të tjera.

Po ashtu me këtë projekt synohet krijimi i zinxhirit për përcjelljen e informative te nxënësit e shkollave të tjera të përfshira në projekt.

23 nëntor 2011

 

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë" se të hënën më 07 nëntor 2011 për nder të festës së Kurban Bajramit, nuk do të mbahet mësim.

Drejtoria e shkollës i uron të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit.

04 nëntor 2011

 

NO BOUNDARIES

ACES – "Academy for Central European Schools" e cila është iniciativë e ERSTE Foundation çdo vit inkurajon projektet për bashkëpunim në mes të Shkollave të vendeve të Evropës Qendrore. Kjo me qëllim për të mbështetur themelimin e rrjetit të shkollave të Evropës Qendrore, duke qenë të bindur se edukimi kontribuon në mënyrë thelbësore ne procesin e integrimit evropian dhe po ashtu në promovimin e qytetërimit evropian.

Këtë vit ACES promovon punën vullnetare përmes temës së përgjithshme "Building Bridges in Societies – volunteer in your communities!" ("Krijimi Urave Miqësore – puna vullnetare në komunitetin tuaj!"

Shkolla "Mileniumi i Tretë" si koordinatore në bashkëpunim me shkollën "Albanët" nga Shqipëria këtë vit u bënë pjesë e këtij projekti, ku pas dorëzimit të projektet propozimit u përzgjodh në mesin e 43 shkollave nga gjithsej 132 shkolla që kishin aplikuar.

Nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me arsimtarët bartëse të projektit, zgjodhën temën "No Boundaries" (Pa Kufij). Gjatë këtij viti nxënësit e këtyre shkollave do të punojnë me fëmijët e SOS Fshatit në mënyrë që të përgatisin dhe aftësojnë fëmijët që të punojnë në mësimin e bazuar në projekt. Puna do të realizohet në formë të klubeve të cilat do të udhëhiqen nga vetë nxënësit. Projekti është ndarë në gjashtë klube:

  1. The Language Club (Albanian and English; journalism, creative writing; reading and debating) -- Klubi i Gjuhëve (Gjuhe shqipe dhe angleze; gazetari; shkrim kreativ; lexim dhe debat)

  2. The Natural Sciences Club (Maths; Physics; Biology; Chemistry) -- Klubi i Shkencave Natyrore (Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi)

  3. The Social Sciences Club (History; Geography and Civic Education) -- Klubi i Shkencave Shoqërore (Histori; Gjeografi dhe Edukatë Qytetare)

  4. The ICT Club (using Information Technology for research) -- Klubi i TIK (Përdorimi i Teknologjisë për hulumtim)

  5. The Arts Club (music; panting; crafts) -- Klubi i Artit (muzikë, vizatim; punë dore)

  6. The Sports Club (playing and competing in different sports) -- Klubi i Sportit (lojëra dhe gara ne sporte të ndryshme).

Implementimi i këtij projekti fillon me një Punëtori e cila i njofton nxënësit e shkollave "Mileniumi i Tretë" dhe "Albanët" në lidhje me metodat të cilat përdoren gjatë punës me nxënës dhe po ashtu shërben si pikëtakim për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm për implementimin sa më të mirë të projektit.

http://www.aces.or.at

04 nëntor 2011

 

Njoftim për prindërit e nxënësve të shkollës "Mileniumi i Tretë"

Të dashur prindër,

Ju njoftojmë se të premten me datën 28.10.2011 nxënësit e klasave I – V vijnë ne shkolle si zakonisht, ndërsa kthehen në shtëpi në orën 13:00, ndërsa nxënësit e klasave VI – XII po ashtu vijnë në shkollë si zakonisht, ndërsa kthehen në shtëpi në orën 14:00.

Ju njoftojmë gjithashtu se këtë të premte përfundon java e projekteve dhe nga e hëna nxënësit vazhdojnë procesin mësimor në mënyrë të rregullt nëpër klasat e tyre.

Me respekt,
Shkolla "Mileniumi i Tretë"

27 tetor 2011

 

Njoftim për prindërit e nxënësve të shkollës "Mileniumi i Tretë"

Këtë vit mbledhjet e prindërve do të organizohen sipas orarit vijues:

KlasaTermini i mbledhjes
VIE enjte, më 6 tetor, 16.30 h
VIIE enjte, më 6 tetor, 16.30 h
VIIIE enjte, më 6 tetor, 16.30 h
IXE mërkure, më 5 tetor, 16.30 h
XE mërkure, më 5 tetor, 16.30 h
XIE mërkure, më 5 tetor, 16.30 h
XIIE mërkure, më 5 tetor, 16.30 h

Të gjitha mbledhjet mbahen në klasat ku mësojnë nxënësit. Shpresojmë se do të gjeni mundësi për të marrë pjesë në mbledhje.


03 tetor 2011

 

Orari mësimor për ciklin e ulët

KlasaOra
I-IV09:00 - 15:00
V08:00 - 16:00

Vërejtje:

Deri sa të rregullohet orari i gjuhëve të huaja, klasat VI – XI e kanë këtë orar mësimor: 8:00 -14:00. Gjatë javës së ardhshme do të funksionalizohet orari i ri mësimor.

03 tetor 2011

 

Filloi viti mësimor 2011/12

Sot më 1 shtator 2011 filloi viti i ri shkollor në shkollën "Mileniumi i Tretë". Me rastin e ditës së parë të këtij viti(2011/12), u organizua një ceremoni pritëse për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtoresha e shkollës Znj. Afrore Lila iu uroj të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

01 shtator 2011

Arkiva