Shkolla "Mileniumi i Tretë"

 
 

Kuriozitete

Ballina
Nxënësat
Projektet
Intervistat
Arti i shkrimit
Ekspozita
Kuriozitete
English
Kontakti

  

Libri që është blerë më shumë se Bibla, është katalogu i IKEA.

Nju Jorku duket si peshk

Mund të fillosh zjarr me akull.

Sallatat e McDonald's – it kanë 60% më shumë yndyrë sesa hamburgerët e tyre.

Farat e mollëve janë të helmueshme.

Në Francë, është legale të martohesh me njerëz të vdekur.

Çokolata ta mundëson një jetë të gjatë.

Në vitin 1982, një student të shkollës së mesme e ka zgjedh kubin Rubik për 22.95 sekonda.

Një njeri, për të thyer rekordin botëror, nuk ka fjetur 11 ditë.

Njeriu i quajtur Charles Osborne, ka lemzuar përafërsisht 69 vite.

Është ilegale të blesh apo të konsumosh uiskin “Jack Daniel's” në atë qytet ku u prodhua.

Në Saharë, më 18 shkurt të vitit 1979, ka rënë borë.

Disa ditë para se të lindte, një grua kineze e bën me dije mjekun se kishte dëgjuar zërin e binjakëve të vet të palindur. Mjeku, natyrisht, nuk i ka besuar, por pa humbur shumë kohë bindet edhe vetë se pacienti i tij kishte të drejtë: ai dëgjoi, por vetëm me veshin e djathtë, zërat e fëmijëve në barkun e asaj nëne.

Ura më e gjerë në botë qëndron në limanin e Sidnejit (Australi): është 51,8 metra e gjerë. Mbi të kalojnë dy binarë treni, tetë rrugë automobilistike dhe një rrugë biçiklistësh dhe këmbësorësh.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se në një provincë të Kinës, në anën veriperëndimore të saj- në Junana – sapo del dikush dhe thërret “Bjer, bjer shi!...”retë nuk presin dhe – bie shi. Dhe, as kjo nuk është aq e çuditshme sa është e çuditshme dukuria tjetër : nëse duhet shi i rreptë, njeriu duhet të bërtasë më shumë, nëse duhet të zgjasë shiu, duhet të zgjasë edhe thirrja e njeriut. Ky fenomen i çuditshëm ngjan vetëm në malet e larta të Gauligunshanit, ku është një grup liqenesh që i quajnë Liqene magjike, të cilat janë aq “të ndjeshme” sa vetëm po të flitet apo të këndohet buzë tyre – qielli resh shi. Shkencëtarët që i ka tërhequr ky fenomen mendojnë se ajri aty është aq i ngrirë me lagështirë sa edhe vibrimet më të lehta bëjnë që avulli i ujit të lëshojë pika shiu.

Qentë më të mëdhenj i përkasin racës së Beradinëve, e ndër ta më i madhi është njëri që quhet Benediktin – peshon 138 kg.

Alfabeti më i gjatë në botë është kamboxhiane – ka 72 germa.

Mendohet se uji është i pandrydhshëm, por kjo nuk është e vërtetë : në një shtypje prej 1000 atmosfera, vëllimi i ujit pakësohet për afro 5%. Nëse mbi det nuk do të ushtrohej shtypja atmosferike, niveli i tij do të ngrihej 30m dhe sipërfaqe të mëdha tokash të ulëta bregdetare do të mbuloheshin fare me ujë.

Dikur në Paris ka dalë një gazetë me emrin “Facoleta” që është shtypur me një letër të mirë prej orizi. Pas leximit kjo gazetë është përdorur në vend të faculetës. Në Francë, po ashtu ka dalë gjatë vitit 1937, një gazetë me emrin “Nymfat e ujit” që është e botuar për njerëz që kanë dëshirë të lexonin duke u larë në vaskë. Letra e saj i ka rezistuar ujit. Pas këtyre, tani ka gazeta që mund të lexohen edhe në errësirë të plotë. Të tilla kanë filluar të shtypen në SHBA. Fletët e një gazete javore të këtillë, janë të bëra prej një materie fosforike. Kjo gazetë është shumë e përshtatshme për ata që dëshirojnë të lexojnë në shtrat pa mos u penguar atyre që s'e durojnë dritën.


Deri më tash dihet vetëm për një lloj peshkaqeni që mund të jetojë jashtë detit. Ai quhet Carchahimus nicargauensis dhe jeton në liqenin Nikaragua. Ka lloje peshkaqenësh që jetojnë në ujërat e njelmëta, por që kalojnë edhe në lumenj – ujëra të ëmbla. Disa peshkaqen të Atlantikut kanë depërtuar në lumenjtë Açafalisë, në Luiziana (SHBA) deri në 250 km. Peshkaqeni që jeton në liqenin Nikaragua mund të jetë i gjatë deri 3 m, dhe i sulmon njerëzit. Ky liqen gjendet në një lartësi prej më se 30 m mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej afro 7800 km². Megjithëse është afër Paqësorit (19km larg tij), uji i tij derdhet në Atlantik, respektivisht në Detin e Karaibeve, cili është afro 110 km larg liqenit.

Roboti i parë, me avull, si njeri është prodhuar në SHBA më 1868. Ai ka tërhequr vet një karrocë dyrrotëshe.

Gaforrja është garancia më e mirë se uji i një lumi është i pastër. Këtë bindje e kanë vërtetuar ca shkencëtarë të institutit Kazahribovod. Shi për këtë arsye hidhen mijëra gaforre në liqenin Nuhtarmin në Kazahstan.

Vullkani i njohur Islandez Grmsvent i ka habitur vullkanologët e këtij vendi,sepse në vend të zjarrit,që hedhin vullkanet,ai ka hedhur akull. Erupsioni i tij ka zgjatur 2 javë në çdo sekondë ajo grykë toke ka hedhur jashtë 420m³ akull,e kur i është shtuar aktiviteti-ajo sasi ka arritur në 2000m. Sasia e gjithmbarshme e akullit nga ky vullkan ka arritur masën 1,3km³. Shkencëtarët janë interesuar për të gjetur edhe në të kaluarën e lashtë dhe kanë hasur fakte:në sagat e vjetra islandeze përshkruhen raste erupsionesh të akullta.


 
 


    © Copyright Qendra për Arsim e Kosovës 2006. [www.kec-ks.org ]

 
    `