Regjistrimi

 

Kushtet e përgjithshme të regjistrimit

 

Kushtet financiare

2.1. Çmimi bazë i shkollimit për një vit, përfshirë edhe tekstet mësimore, është :

  1. Për regjistrim në klasat 1-9 - 2,150 EUR,
  2. Për regjistrim në klasën 10, 11 dhe 12 – 2,370 EUR

Çmimet përfshijnë TVSH-në. Në çmim nuk përfshihet uniforma, e cila kushton rreth 40 EUR dhe është e obligueshme për nxënësit e klasave 6-12.

Kjo shumë paguhet në tri këste: me rastin e nënshkrimit të kontratës, në fillim të gjysmëvjetorit të parë dhe në fillim të gjysmëvjetorit të dytë. Për regjistrimin e fëmijës së dytë, Shkolla ofron zbritje prej 10%, ndërsa për regjistrimin e fëmijës së tretë zbritja është 20%. Nëse pagesa e shumës së plotë të shkollimit bëhet me rastin e nënshkrimit të kontratës, por jo më vonë se 30 qershor 2012, jepet zbritja prej 5%.

2.2. Me rastin e regjistrimit të nxënësit për herë të parë në klasat 1-9 bëhet pagesa e paradhënies në shumë prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës.

2.3. Shkolla ka restorantin që ofron mëngjesin me çmim prej 17 EUR/muaj dhe drekën me çmim 43 EUR/muaj. Shfrytëzimi i shërbimit nuk është i obligueshëm. Pagesa e shumës për 9 muaj mund të bëhet përmes llogarisë bankare, para fillimit të vitit të ri shkollor, ose në fillim të çdo muaji në arkën e restorantit.

2.4. Kompania "Trio Trans" ofron transportin nga çdo pikë brenda qytetit deri në shkollë dhe anasjelltas, çmimi për këtë shërbim është 30 € për muaj. Shfrytëzimi i këtij shërbimi nuk është i obligueshëm. Shkolla nuk është ofertues e këtij shërbimi, nuk e bën inkasimin e mjeteve as faturimin për këtë shërbim dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për ndryshimin eventual të çmimeve.

NLB ofron mundësi kreditimi për pagesën e shkollimit për të gjithë klientët e vet me afat kthimi prej 12 muaj dhe kamatë vjetore prej 11%.

Regjistrimi