Arti i Shkrimit
Nëna
Prill 2012
|
Jeta - teatër
Prill 2012
|
Engjëjt nuk jetojnë në tokë
Nëntor 2010
Më mungon aq shumë sa fjalët janë të pakta. Më mungon buzëqeshja jote, zëri yt. Më mungon se si më përkëdhelje e më mbuloje me puthje. Më mungon ti! Pse? Pse e bëri Zoti kështu? Pse të mori ty? Pse më lëndoi mua kaq shumë? Për çdo ditë zgjohem në mëngjes dhe bie të fle me këto pyetje në mendje. Do të doja të zgjohesha nga ky makth. Por koha e vërtetoi se ky ishte realiteti. Ti nuk je më. Të paktën jo mbi tokë. Por në kokën time do vazhdoj të të kujtoj, në sytë e mi akoma më parafytyrohet fytyra jote e bukur, në veshët e mi akoma kumbon zëri yt si zë ninulle, aroma jote ende ndihet nëpër shtëpi dhe ti gjithmonë do të kesh vendin e nderit në zemrën time. Ty nuk do të të harroj kurrë dhe do të të kem gjithmonë në mendje e zemër. Ndonjëherë çuditem se si kam mbijetuar pa ty. Ndihem sikur varem në fije të perit, sikur vetëm kujtimi yt më mban gjallë. Por jeta vazhdon, edhe nëse nuk të kam ty këtu të më përkrahësh, edhe nëse ti nuk je këtu që të më mbash dorën, unë duhet të vazhdoj rrugën e jetës time, të mos e çoj dëm duke vuajtur për ty. Të gëzohem e të krenohem që të pata pranë. Edhe pse engjëjt nuk jetojnë në tokë, thonë se çdo njeri ka një engjëll mbrojtës… e unë seç kam një ndjenjë se engjëlli im mbrojtës je ti.



