Me faqen tonë jeni të përditësuar me lajmet e fundit në shkollën tonë.

 

Kategoritë

Aktivitete

 

Video-Miniprojekte nga klasa IV-3 për nder të 7 dhe 8 Marsit

Sa herë që ka festa, sa herë që mësueset kërkojnë të shkruajnë, nxënësit mezi presin dhe e kultivojnë artin e shkrimit. Por, kur vijnë festat e 7 dhe 8 Marsit nxënësit nga thellësia e shpirtit shprehin admirimin, që kanë për njerëzit më të dashur, për mësuesit dhe prindërit, edukatorët dhe udhëzuesit e jetës.

Ishte ideja e përbashkët e mësueses Lirika Bërdynaj dhe nxënësve të klasës IV-3, që kësaj here të punohej më ndryshe, të bëheshin dy miniprojekte me video për të shfaqur falënderimin dhe dashurinë për njerëzit më të dashur, mësuesen dhe nënën.

Për më shumë, shikoni videot dhe dëgjoni zërat dhe çiltërsinë e fëmijëve.

22 mars 2012

 

Dita kundër diabetit

Në bashkëpunim me organizatën Cross Culture, arsimtari i Edukatës Fizike ka organizuar një ligjëratë për vetëdijesimin e fëmijëve të klasës së gjashtë për diabetin. Me rendësi të veçantë mbi ndikimin e aktivitetit fizikë për parandalimin dhe kurimin e sëmundjes së diabetit. Me ketë rast janë mbajtur edhe aktivitete sportive me fëmijët pjesëmarrës.

14 nëntor 2011

 

Lojë miqësore në futboll të madh

KF. 2 KORRIKU - Përfaqësuesja M3

"Në shkollën Mileniumi i Tretë është themeluar përfaqësuesja e shkollës për futboll. Me ketë rast, në kuadër të bashkëpunimit me klubin futbollistik KF. 2 Korriku nga Prishtina, u organizua një ndeshje miqësore për moshën U17.

07 tetor 2011