Shkolla "Mileniumi i Tretë"

 
 

14 Shkurt 2008 - Në shkollën Mileniumi i Tretë veprojnë disa Klube. Qëllimi i krijimit të këtyre Klubeve është që nxënësit që kanë aftësi të caktuara, në fushë të caktuar, të kenë mundësi që të zhvillohen edhe më shumë. Këto ditë është duke u menduar riorganizimi, përkatësisht shtimi i këtyre klubeve.

BallinaNx??atProjektetIntervistatArti i shkrimit

EkspozitaKurioziteteEnglishKontakti

 

 

Turneu i shkollës "Mileniumi i Tretë"

■ 07/02/2008


Në shkollën tonë u mbajt turneu vjeshtor në futboll dhe basketboll 2007/2008, në të cilin morën pjesë ekipe nga klasat e 5-ta, 6-ta, 7-ta dhe të 8-ta. Në finale të futbollit të klasave të pesta dhe të gjashta, u takuan V/2 me VI/1. Fitimtare doli VI/1.

......................................

 

Në finale të futbollit të klasave të shtata dhe të teta, u takuan VII/1 me VIII/1. Fitimtare doli klasa VIII/1.

......................................

 

 Në finale të basketbollit të klasave të gjashta u takuan VI/2 me VI/3. Fitimtare doli klasa VI/3.

......................................

 

Në finale të basketbollit të klasave të shtata dhe të teta, u takuan VII/2 me VIII/2. Fitimtare doli klasa VIII/2.  

......................................

 

Klasat e pesta luajtën “në mes të dy zjarreve” . Në finale u takuan klasat V/1 me V/2. Fitimtare doli klasa V/1.

Ishte një turne përplot me emocione dhe spektakël të paparë. Sigurisht do të kemi turne shumë interesant edhe në te ardhmen.

 

......................................

Dita e shkollës

■ 05/06/2007

Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, u festua edhe Dita e shkollës “Mileniumi i Tretë”. Për nder të kësaj dite, nxënës të kësaj shkolle organizuan një program mjaft të pasur artistik si dhe u organizua edhe një ekspozitë tejet interesante. Me vargje, këngë dhe valle u ndez e tërë salla e Teatrit Kombëtar, i cili kishte marrë ngjyrën e shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Fillimisht, programi u hap nga kori i shkollës me dy pika korale, për t’ia lënë radhën vogëlushes Era Cina me një monolog atraktiv. Programin e udhëhoqi nxënësja Fjoralba Krapi. Ndërsa, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e shkollës, zonja Afrore Lila. Në program u ekzekutuan instrumentale me bllok flaut, piano e violinë.

Recitalet e bukura ishin të përgatitura në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane. Në këtë mënyrë, prindër dhe nxënës patën rastin t’i shohin talentët e rinj në të gjitha fushat e artit dhe të kulturës.

Në fund të programit, u hap ekspozita e nxënësve të talentuar në pikturë, e cila doli për mrekulli. Gjithashtu, prindërit pjesëmarrës në këtë manifestim u ndanë të kënaqur me organizimin e programit në fjalë.

 

   

......................................


Turniri pranveror

 
■ 20/04/2007

Shkolla "Mileniumi 3" në kuadër të Javës së Projekteve ka organizuar turnirin pranveror. Ky turnir edhe kësaj radhe është menduar të jetë në futboll dhe basketboll. Si zakonisht, turniri do të ndahet në grupe (ekipe),  në të cilin vajzat do të luajnë basketboll,  ndërsa djemtë futboll. Në gjysmëvjetorin e parë, klasa VII/1 e fitoi kupën për klasë të shtata, ndërsa për klasë të pesta dhe të gjashta, nxënësit  kl. VI/2.


    

......................................

Portrete nxënësish të dalluar

 

   Dua Lipa   


 

 

Unë jam Dua Lipa. Jam e lindur me 22 gusht 1995. Hobi kam muzikën. Më thonë që kam zë shumë të bukur. Atë e dëshmova edhe gjatë programit për Ditën e Shkollës. Instrumentet muzikore që i preferoj janë: kitara dhe pianoja. Ndërsa, instrumenti që luaj në të është violonçelo.

Këngëtaret të cilat i dua dhe i dëgjoj janë: Rihana (Umbrella) dhe Soni (Të dua).

Deri në klasën e gjashtë isha në Londër. Tani jam kthyer në Prishtinë. Në Londër, për tri vite radhazi isha në një shkollë të muzikës, në të cilën mësova shumë gjëra të reja.


Fjoralba Krapi

 


 

 

 

Unë jam Fjoralba Krapi. Kam lindur në vitin 17.02.1994. Jam në shkollën “Mileniumi i Tretë“. Ushqimet e mia të preferuara janë : picat, shpagetat etj. Hobi im i preferuar është basketbolli, noti, futbolli etj. Në shkollë qëndroj tetë orë. Gjatë vitit 2006-2007 kam lexuar tetë libra. Libri im më i pëlqyer për këtë vit ishte “Doktor Dulitell”. Gjithashtu, kam një dhunti të veçantë për krijimtari letrare. Mbase edhe si prezantuese ndihem mirë. Thjesht, mos u çuditni nëse një ditë do të më shihni si moderatore në ndonjërin nga televizionet tona. Lënda ime e preferuar është Matematika.

 

Ardit Orana


 

 

 

Unë jam Ardit Orana. Jam nxënës shembullor. Komunikoj në gjuhën angleze dhe gjermane. Gjithnjë kam çmuar të vërtetën.

Gjatë vitit 2006-2007 kam lexuar tetë libra. Libri im më i pëlqyer “Harry Potter”. Hobi im është futbolli. Unë vij me shumë dëshirë në shkollë dhe kam dëshirë të mësoj.

Buena Aziri


 

 

 

 

 

Unë jam Buena Aziri. Mua më pëlqen shumë lënda e gjuhës shqipe. Kur të rritem dua ta studioj gjuhën shqipe. 
Hobi im është noti. Gjatë këtij viti shkollor kam lexuar më shumë se dhjetë libra, disa të udhëzuara nga arsimtari, e disa sipas dëshirës sime.

Kështu pra, e përfundova këtë vit shkollor me nota të shkëlqyeshme. Shpresoj që do të vazhdoj kështu edhe në vitet e ardhshme.

Nita Këpuska





 

 

 

Unë jam Nita Këpuska. Jam lindur më 6 Prill 1994. Jam nxënëse shembullore e shkollës "Mileniumi i Tretë". Përveç obligimeve që kam në shkollë, unë ushtroj piano dhe Tae Kwon Do, por më me dëshirë këndoj. Dëshirë imja është që të kem një jetë të shëndetshme dhe të suksesshme.

 
 
 


    © Copyright Qendra për Arsim e Kosovës 2007. [ www.kec-ks.org ]