Shkolla "Mileniumi i Tretė"

 
 
 
 

 

  Kushtet e pėrgjithshme

  Kushtet financiare

  Dokumentet e nevojshme

      Klasa e parė

      Klasa II-VIII

      Klasa IX

 

 

 

 

 

 

 

Vendet e lira pėr regjistrimin e nxėnėsve nė vitin shkollor 2008/09
  • Klasa e parė:         54 nxėnės

  • Klasa e tretė:          7 nxėnės

  • Klasa e katėrt :     10 nxėnės

  • Klasa e pestė:       15 nxėnės

  • Klasa e gjashtė:    16 nxėnės

  • Klasa e shtatė       12 nxėnės

  • Klasa e tetė             1 nxėnės

  • Klasa e nėntė        30 nxėnės
     

Regjistrimi i nxėnėsve tė rinj nė shkollėn “Mileniumi i Tretė” fillon mė 7 prill.

Pėr klasat 1-8 regjistrimi zgjat deri nė plotėsimin e vendeve tė lira.

 

Pėr regjistrim nė klasėn e nėntė fletėparaqitjet pranohen deri mė 15 maj 2008.

Provimi pranues pėr klasėn e nėntė mbahet mė 17 maj 2008, me fillim nė orėn 12.00

 

Pėr 10 nxėnėsit mė tė suksesshėm nė provimin pranues shkolla ofron bursa: 

 

Radhitja nė rang-listė

Mbulimi i pagesės sė shkollimit

1

100%

2

100%

3

80%

4

50%

5

50%

6

30%

7

30%

8

20%

9

20%

10

20%

 

Lexo mė shumė pėr regjistrim nė klasėn e nėntė dhe pėr programin e bursave.

(Kliko kėtu)

 

1. Kushtet e pėrgjithshme tė regjistrimit

 

 1.1. Nė shkollėn "Mileniumi i Tretė" mund tė regjistrohen tė gjithė fėmijėt e moshės 6-15 vjeē, pa asnjė diskriminim nė bazė kombėtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhėsore, rajonale, etj., me kusht qė t'i plotėsojnė kėrkesat e veēanta pėr regjistrim, siē janė:

·       Aftėsitė psiko-fizike pėr vijimin e shkollimit tė rregullt.

·    Mosha adekuate pėr regjistrim nė klasėn e parė, respektivisht kryerja me sukses e klasės paraprake sipas planit dhe programit mėsimor tė Kosovės ose njė plani dhe programi mėsimor tė pranuar nga MASHT me aktin e licencimit, barasvlerės, apo me ndonjė akt tjetėr juridik tė aplikueshėm nė Kosovė.

·    Nėnshkrimi i kontratės sė shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit tė nxėnėsit dhe kryerja me rregull e obligimeve qė dalin nga kjo kontratė.

 1.2. Deri mė 31 mars Shkolla shpall vendet e lira pėr regjistrimin e nxėnėsve tė rinj nė vitin shkollor vijues. Shpallja bėhet nė mjetet e informimit publik ose nė mėnyra tė tjera tė pėrshtatshme.

 1.3. Regjistrimi i nxėnėsve tė rinj pėr vitin shkollor vijues fillon nė prill dhe vazhdon deri nė fillim tė vitit shkollor respektivisht deri nė plotėsimin e vendeve tė lira.

 1.4. Regjistrimi i nxėnėsve tė rinj bėhet me pėrparėsi sipas radhės sė paraqitjes.

 1.5. Regjistrimit tė nxėnėsve nė klasėn e parė i paraprin biseda me psikologun me qėllim tė pėrcaktimit tė shkallės sė zhvillimit psiko-fizik tė nxėnėsit.

 1.6. Regjistrimit tė nxėnėsve nė klasat e tjera i paraprin biseda/ testimi nga psikologu me qėllim tė pėrcaktimit tė shkallės sė zhvillimit psiko-fizik dhe tė zhvillimit tė tė nxėnit, tė nxėnėsit.

1.7. Regjistrimi i nxėnėsve aktualė tė Shkollės "Mileniumi i Tretė" nė vitin shkollor vijues bėhet deri mė dt. 10 qershor. Pas kėsaj date vendet e nxėnėsve tė paregjistruar shpallen tė lira.

 1.8. Kontratat pėr shkollim pėr tė gjithė nxėnėsit e regjistruar nė vitin shkollor vijues duhet tė nėnshkruhen mė sė voni deri mė 15 korrik. Mosrespektimi i kėtij afati do tė konsiderohet si heqje dorė nga regjistrimi.

 

2. Kushtet financiare

2.1. Ēmimi bazė i shkollimit pėr njė vit, pėrfshirė edhe tekstet mėsimore, ėshtė 1,813 EUR + 272 EUR TVSh = 2,085 EUR. Kjo shumė paguhet nė tri kėste: me rastin e  nėnshkrimit tė kontratės, nė fillim tė gjysmėvjetorit tė parė dhe nė fillim tė gjysmėvjetorit tė dytė. Pėr regjistrimin e fėmijės sė dytė, Shkolla ofron zbritje prej 10%, ndėrsa pėr regjistrimin e fėmijės sė tretė zbritja ėshtė 20%.

2.2. Me rastin e regjistrimit tė nxėnėsit pėr herė tė parė bėhet pagesa e paradhėnies nė shumė prej 85 EUR. Kjo shumė zbritet nga kėsti i parė i pagesės.

2.3. Shkolla ka lidhur marrėveshje me dy kompani – me restorantin “Gurra” pėr sigurimin e ushqimit, dhe me kompaninė transportuese “Trio Trans” pėr ofrimin e shėrbimeve tė transportit tė nxėnėsve. Pėr vitin shkollor 2008/09 restoranti “Gurra” ofron mėngjesin me ēmim prej 15 EUR/muaj dhe drekėn me ēmim 40 EUR/muaj; ndėrkaq “Trio Trans” ofron transportin nga ēdo pikė brenda qytetit deri nė shkollė dhe anasjelltas me ēmim prej 25 EUR/muaj. Shfrytėzimi i kėtyre shėrbimeve nuk ėshtė i obligueshėm. Shkolla nuk ėshtė ofertues i kėtyre shėrbimeve, nuk e bėn inkasimin e mjeteve as faturimin pėr kėto shėrbime dhe nuk merr asnjė pėrgjegjėsi pėr ndryshimin eventual tė ēmimeve.

NLB ofron mundėsi kreditimi pėr pagesėn e shkollimit pėr tė gjithė klientėt e vet me afat kthimi prej 12 muaj dhe kamatė vjetore prej 11%.

 

3. Dokumentet e nevojshme

Klasa e parė

-Fletėregjistrimi i plotėsuar (M3-R1)

-Certifikata e lindjes

-Fotokopja e njė dokumenti tė identifikimit tė prindit ose tė kujdestarit

-Pėr fėmijėt nėn moshėn minimale tė arsimit tė detyruar edhe vėrtetimi i mjekut dhe i psikologut

-Pagesa e paradhėnies pėr regjistrim nė lartėsi prej 85 EUR. Kjo shumė zbritet nga kėsti i parė i pagesės pėr shkollim, respektivisht kthehet nėse konstatohet se fėmija nuk i plotėson kushtet psiko-fizike pėr shkollim tė rregullt.  

Klasa II-VIII – regjistrimi i parė

-Fletėregjistrimi i plotėsuar (M3-R2)

-Certifikata e lindjes

-Fotokopja e njė dokumenti tė identifikimit tė prindit ose tė kujdestarit

-Fletėkalimi ose dėftesa nga shkolla ku fėmija e ka mbaruar klasėn paraprake

-Pagesa e paradhėnies pėr regjistrim nė lartėsi prej 85 EUR. Kjo shumė zbritet nga kėsti i parė i pagesės pėr shkollim.

 

Klasa IX

Pėr regjistrim nė klasėn e nėntė mund tė aplikojnė nxėnėsit qė kanė pėrfunduar ose pėrfundojnė klasėn e tetė nė vitin shkollor 2007/08 Me rastin e aplikimit, ēdo nxėnės dorėzon:

·          Fletėparaqitjen e plotėsuar me njė fotografi tė datės sė re (M3-R3);

·          Fotokopjen e njė dokumenti identifikues me fotografi (letėrnjoftimi, pasaporta, dokumenti i udhėtimit, libreza e nxėnėsit);

·          Vėrtetimin se ėshtė nxėnės i klasės sė tetė ose ka mbaruar klasėn e tetė;

·          Pagesėn prej 2 EUR pėr hyrje nė provim pranues.

Fletėparaqitjet pėr klasėn e nėntė pranohen deri mė 15 maj 2008

Provimi pranues pėr klasėn e nėntė mbahet mė 17 maj 2008

Pėr 10 nxėnėsit mė tė suksesshėm nė provim pranues, do tė jepen bursa pėr mbulimin e plotė ose tė pjesshėm tė shpenzimeve tė shkollimit.

Regjistrimi i nxėnėsve bėhet deri mė 10 qershor 2008 sipas rendit tė pėrparėsisė nga rang-lista e publikuar. Ēmimi i pėrgjithshėm i shkollimit ėshtė 2,085 EUR pėr njė vit shkollor, pėrfshirė TVSH-nė. Me rastin e regjistrimit paguhet kėsti i parė i shkollimit nė lartėsi prej 785 EUR.

Tė gjithė nxėnėsit e klasės sė tetė tė shkollės “Mileniumi i Tretė” e gėzojnė tė drejtėn e konkurrimit pėr bursė duke iu nėnshtruar provimit pranues bashkė me nxėnėsit e tjerė. Dokumentet e nevojshme pėr kėta nxėnės janė:

·          Fletėparaqitja e plotėsuar me njė fotografi tė datės sė re;

·          Pagesa prej 2 EUR pėr hyrje nė provim pranues.

 

Lexo mė shumė pėr regjistrim nė klasėn e nėntė dhe pėr programin e bursave.

(Kliko kėtu)


 
 
 
 


    © Copyright Qendra pėr Arsim e Kosovės 2006. [ www.kec-ks.org ]