Projekte
Projekti "Orientimi në Karrierë"
Projekti "Orientimi në karrierë" i dedikuar për nxënësit e klasave të 9-ta ka për qëllim t'iu ofrojë nxënësve këshillim, orientim dhe informim për profesionet, duke krijuar mundësinë për të zgjedhur shkollimin më të përshtatshëm në përputhje me prirjet, aspiratat, dhe aftësitë e tyre. Gjithnjë duke respektuar si aftësitë ashtu edhe kushtet sociale dhe individualitetin e secilit fëmijë, projekti konsiston në veprimin psiko-pedagogjik duke e orientuar në edukimin me format e mësimit ose me tipat e shkollave më të përshtatshme ndaj mundësive të tij reale. Fokusi kryesor i projektit është t'iu ndihmojë nxënësve:
- të qartësojnë synimet e tyre në karrierë,
- të zhvillojnë shkathtësitë e menaxhimit të karrierës.
- të kuptojnë motivet e tyre, vlerat dhe mënyrat se si ata mund të kontribuojnë për shoqërinë
Projekti i cili ka filluar të realizohet në muajin nëntor të vitit 2010 pritet të finalizohet në muajin maj 2011. Deri më tani janë realizuar disa veprimtari si:
- Anketimi i nxënësve dhe prindërve përmes pyetësorit..
- Ligjërata: Orientimi në Karrierë dhe qëllimet e tij.
- Ligjërata: Rëndësia e klasës së 9-të (orientuese) me vështrim në strukturën e re të sistemit arsimor në Kosovë.
- Ligjërata: "Rekomandime për nxënës lidhur me përzgjedhjen e profesionit"
- Diskutim: Si e planifikojmë të ardhmen tonë.
- Aktiviteti: "Titaniku"
- Aktiviteti për vetëdijesim mbi rëndësinë e profesioneve: "Etiketimi në bazë të profesionit"
- Kategorizimi i nxënësve në grupe sipas profesioneve të përafërta.
- Vizita e parë: Spitali privat " Rezonanca"- Prishtinë
- Vizita e dytë: Fabrika e kafesë "G Kafe" - Keqekollë
- Vizita e tretë: Qendra për Zhvillimin e Karrierës- Prishtinë
Vlen të theksohet se projekti që nga fillimi ka qenë i mirëpritur nga nxënësit. Të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta do t'ju nënshtrohen intervistave individuale, me qëllim të qartësimit të interesave të tyre lidhur me profesionin e përzgjedhur. Me secilin nxënës individualisht do të diskutohet rreth synimeve për të ardhmen, mundësive për shkollim dhe kërkesave akademike për realizimin e synimeve të tyre
Projekti "Orientimi në Karrierë" realizohet nga mësueset: Xhevahire Halimi- Karanezi dhe Kaltrina Kabashi

