Projekte
PASCH - Ditët e Gjuhës Gjermane
Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane javën e kaluar u organizuan aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete u organizuan nga Ambasada Gjermane. Një ndër to ishte edhe ceremonia e ndarjes së bursave për kampin veror në Gjermani. Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit projekti PASCH mundëson pjesëmarrjen e tre nxënësve të shkollës sonë në një kamp veror tre javor ne Gjermani. Përfitues të bursës për ketë vit janë nxënësit: Adea Loxha, Enis Krapi dhe Donika Elshani.
Po të njëjtën ditë në Bibliotekën Kombëtare u organizua edhe gara e leximit të teksteve në gjuhën gjermane. Në këtë garë morën pjesë edhe disa nxënës nga shkolla jona. Vlerësimi i të lexuarit u bë nga një juri tre anëtarësh, përfaqësues nga Ambasada e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Në fund për tre lexuesit më të mirë u ndanë shpërblime. Në mesin e tre lexuesve më të mirë u përzgjodh edhe nxënësja e shkollës sonë Nora Berisha.

