Me faqen tonë jeni të përditësuar me lajmet e fundit në shkollën tonë.

 

Projekte

 

Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS

Shkolla "Mileniumi i Tretë" fitoi projektin e tretë "Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS" nga organizata jo qeveritare INTEGRA e cila ka për qëllim intensifikimin e zhvillimit të edukimit dhe kulturës. Implementimi i projektit do të zbatohet në Shkurt 2012 nga 16 nxënës të shkollës të cilët do të transmetojnë njohuritë e tyre të fituara nga trajnimi te nxënësit e shkollave të tjera.

Po ashtu me këtë projekt synohet krijimi i zinxhirit për përcjelljen e informative te nxënësit e shkollave të tjera të përfshira në projekt.



Vazhdim

Si pjesë e projektit "Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS", me datën 02 dhe 03 shkurt në shkollën tonë mbajtën trajnimin dy ditor nxënësit pjesëmarrës të këtij projekti.

Gjatë ditës së parë të trajnimit, fillimisht nxënësit u njoftuan më gjerësisht me temën dhe gjithçka që duhet të dijnë rreth saj, e më pas edhe u mësuan se si të sillen në rolin që do të kenë më tutje – atë të "mësuesit".

Ndërsa, dita e dytë përfshiu përsëritjen e asaj që u mësua një ditë më herët, e më pas filloi edhe pjesa kyçe ku vetë nxënësit e sprovuan veten në rolin e tyre të ri, ku gjatë javëve në vazhdim do t'i mësojnë nxënësit e disa shkollave publike në lidhje me temën e projektit.




Projektet