Projekte
ACES - NO BOUNDARIES
ACES – "Academy for Central European Schools" e cila është iniciativë e ERSTE Foundation çdo vit inkurajon projektet për bashkëpunim në mes të Shkollave të vendeve të Evropës Qendrore. Kjo me qëllim për të mbështetur themelimin e rrjetit të shkollave të Evropës Qendrore, duke qenë të bindur se edukimi kontribuon në mënyrë thelbësore ne procesin e integrimit evropian dhe po ashtu në promovimin e qytetërimit evropian.
Këtë vit ACES promovon punën vullnetare përmes temës së përgjithshme "Building Bridges in Societies – volunteer in your communities!" ("Krijimi Urave Miqësore – puna vullnetare në komunitetin tuaj!"
Shkolla "Mileniumi i Tretë" si koordinatore në bashkëpunim me shkollën "Albanët" nga Shqipëria këtë vit u bënë pjesë e këtij projekti, ku pas dorëzimit të projektet propozimit u përzgjodh në mesin e 43 shkollave nga gjithsej 132 shkolla që kishin aplikuar.
Nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me arsimtarët bartëse të projektit, zgjodhën temën "No Boundaries" (Pa Kufij). Gjatë këtij viti nxënësit e këtyre shkollave do të punojnë me fëmijët e SOS Fshatit në mënyrë që të përgatisin dhe aftësojnë fëmijët që të punojnë në mësimin e bazuar në projekt. Puna do të realizohet në formë të klubeve të cilat do të udhëhiqen nga vetë nxënësit. Projekti është ndarë në gjashtë klube:
- The Language Club (Albanian and English; journalism, creative writing; reading and debating) -- Klubi i Gjuhëve (Gjuhe shqipe dhe angleze; gazetari; shkrim kreativ; lexim dhe debat)
- The Natural Sciences Club (Maths; Physics; Biology; Chemistry) -- Klubi i Shkencave Natyrore (Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi)
- The Social Sciences Club (History; Geography and Civic Education) -- Klubi i Shkencave Shoqërore (Histori; Gjeografi dhe Edukatë Qytetare)
- The ICT Club (using Information Technology for research) -- Klubi i TIK (Përdorimi i Teknologjisë për hulumtim)
- The Arts Club (music; panting; crafts) -- Klubi i Artit (muzikë, vizatim; punë dore)
- The Sports Club (playing and competing in different sports) -- Klubi i Sportit (lojëra dhe gara ne sporte të ndryshme).
Implementimi i këtij projekti fillon me një Punëtori e cila i njofton nxënësit e shkollave "Mileniumi i Tretë" dhe "Albanët" në lidhje me metodat të cilat përdoren gjatë punës me nxënës dhe po ashtu shërben si pikëtakim për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm për implementimin sa më të mirë të projektit.

