Shkolla "Mileniumi i Tretë"

 
 
 

 

 

 

 

 

Filloi mėsimi nė shkollėn "Mileniumi i Tretė"

01/09/2008

Sot mė 1 shtator filloi mėsimi nė shkollėn "Mileniumi i Tretė". Me rastin e ditės sė parė tė kėtij viti shkollor (2008/09), u organizua njė ceremoni pritėse pėr tė gjithė nxėnėsit e kėsaj shkolle. Drejtoresha e shkollės Afrore Lila iu uroj tė gjithė nxėnėsve njė vit tė mbarė dhe tė suksesshėm shkollor.

 

Dita e Shkollës

31/05/2007

Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, u festua edhe Dita e shkollës “Mileniumi i Tretë”. Për nder të kësaj dite, nxënës të kësaj shkolle organizuan një program mjaft të pasur artistik si dhe u organizua edhe një ekspozitë tejet interesante. Me vargje, këngë dhe valle u ndez e tërë salla e Teatrit Kombëtar, i cili kishte marrë ngjyrën e shkollës “Mileniumi i Tretë”.


**********************************************************

The secondary school's short trip to Struga

********************************************************** 

U mbajt java e tretë e projekteve për vitin shkollor 2006/2007 në shkollën „Mileniumi i Tretë“

Temat e Projekteve janë:

1. Epoka Barokut (kliko këtu për më shumë)
2. Çokolatat (kliko këtu për më shumë)
3. Gjurmët (kliko këtu për më shumë)
4. Institutionet kulturore (kliko këtu për më shumë)
5. Kubi (kliko këtu për më shumë)
6. Numërori (kliko këtu për më shumë)
7. Shtetet gjermano-folëse (kliko këtu për më shumë)

**********************************************************
 

Koncerti për nder të 7 dhe 8 Marsit në Teatrin Dodona

Me 6 mars shkolla jonë organizoi një koncert për nder të 7 dhe 8 marsit, së bashku me  shkollën e kitarës “Vihuela”, në teatrin e mirënjohur “Dodona”.


**********************************************************

Shfaqja e dramës "Jack and the Beanstalk" nga nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë" 

Si dhe me 7 mars klubi i dramatikëve i gjuhës angleze organizoi  shfaqje. Njëra për klasën e parë deri në të tretën, kurse njëra për klasët e pesta deri në të shtatat.


**********************************************************

Përfundoi semestri i parë në shkollën „Mileniumi i Tretë“

Sot, e premte 22.12.2006 përfundoi semestri i parë në shkollën "Mileniumi i Tretë". Nxënësit e kësaj shkolle, këtë semestër e permbyllën me dy programe artistike- festive. Programi i parë që filloi në orën 10.00 ishte i organizuar nga nxënësit e klasave të ulëta, ndërsa, programi tjetër nga klasat e larta (klasat V, VI dhe VII). Në këtë program përveç të gjithë arsimtarëve, ishin të pranishëm edhe një numër i madh i prindërve të nxënësve të kësaj shkolle, të cilëve iu shpërndanë kartolina për Festat e fundvitit. Për përkrahje të vazhdueshme të shkollës tonë, me mirënjohje u dekoruan dy prindër, znj. Arlindë Beka dhe z. Dukagjin Rozhaja. Programi u përmbyll më shpërndarjen e dhuratave për nxënësit.

Fotografi nga programet e nxënësve:

 

**********************************************************

Filloi java e dytë e projekteve për vitin shkollor 2006/2007    në shkollën „Mileniumi i Tretë“
 

Gjithnjë duke u nisur nga suksesi i javës së parë të projekteve (16-20 tetor 2006), përmbyllja e ketij semestri në shkollën "Mileniumi i Tretë" do të bëhet me javën e dytë të projekteve e cila filloi të hënën më 18.12.2006. Puna treditore e nxënësve të cilët ishin të ndarë në 8 projekte të ndryshme u prezantua para të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Përmbyllja e javës së dytë të projekteve do të bëhet me datën 22.12.2006, me një program festiv. 

Temat e projekteve janë nga më të ndryshmet dhe në përputhje me planprogramin mësimor.

Temat e Projekteve janë:

1. Revista e shkollës (në gjuhë shqipe, angleze dhe gjermane)
2. Përgatitja e skenës për programin e Vitit të Ri
3. Kushtet atmosferike (kliko këtu për më shumë)
4. Zbulimet historike që ndryshuan botën  (kliko këtu për më shumë)
5. Ujësjellësi (kliko këtu për më shumë)
6. Gjykimet   (kliko këtu për më shumë)
7. Piramida  (kliko këtu për më shumë)
8. Analiza e matjeve antropometrike dhe aftësive motorike  (kliko këtu për më shumë)

**********************************************************


   Ka filluar java e parë e projekteve për vitin e ri shkollor 2006/2007 në shkollën „Mileniumi i Tretë“

Të hënën, më 16 tetor 2006, ka filluar java e parë e projekteve për Vitin e ri shkollor 2006/2007. Paraprakisht, janë bërë të gjitha përgatitjet nga stafi përgjegjës, mësimdhënësit dhe koordinatorja e projekteve. Nxënësit kanë pasur mundësitë që të vendosin për projektet në të cilat ata kanë dëshirë të marrin pjesë.

Gjithashtu, është bërë harmonizimi i qëndrimeve për temat e projekteve dhe ndërlidhjen (inkorporimin) e lëndëve të ndryshme brenda një projekti. Për herë të parë, marrin pjesë tri gjenerata nxënësish ( klasët e pesta, të gjashta dhe të shtata), të formuar në grupe nga secila gjeneratë dhe nga secila klasë, varësisht nga tema e projekteve.

Temat e projekteve janë nga më të ndryshmet dhe në përputhje me planprogramin mësimor. Prezantimi i projekteve do të bëhet të premten, me datë 20 tetor 2006.

Temat e Projekteve janë:

> Lulet gjatë stinëve të vitit
> Gjenitë e Renesansës
> Materia dhe gjithësia
> Teorema e Pitagorës
> Kuzhina dhe ushqimi
> Gjuha si mjet komunikimi
> Telefoni

  

    

    
 

**********************************************************

Ka filluar viti i ri shkollor 2006/2007 në shkollën “Mileniumi i Tretë”
 


Të hënën, më 4 shtator 2006, ka filluar viti i ri shkollor 2006/2007 në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Paraprakisht, stafi përgjegjës ka bërë gjithë përgatitjet e nevojshme për fillimin e mësimit. Për dy javë janë zhvilluar trajnime dhe punëtori të ndryshme me stafin mësimdhënës të shkollës, ku janë prezantuar planet vjetore të punës, pastaj janë mbajtur punëtori për zhvillimin e kurrikulit, punëtori për menaxhim të punës në klasë, trajnime Hap pas Hapi etj. Sa i përket përgatitjeve teknike, vlen të theksohet ndërtimi i objektit të ri të shkollës prej 2,500 m2, që garanton kushte optimale dhe hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e aktivitete edukativo-arsimore dhe aktiviteteve tjera të parapara me planin vjetor të punës të shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Shtimi i numrit të nxënësve dhe paraleleve këtë vit, vetëm sa e ka shtuar edhe më shumë përkushtimin dhe punën e stafit të shkollës, veçanërisht atij mësimdhënës, për të përmbushur misionin dhe realizuar vizionin e Shkollës: t'i kontribuojë zhvillimit maksimal dhe të lirë të secilit nxënës të regjistruar në shkollë në përputhje me aftësitë individuale psikike dhe fizike dhe me kërkesat e shoqërisë së përparuar dhe demokratike.

   

   

 

 
 
 
 


    © Copyright Qendra për Arsim e Kosovës 2006. [ ëëë.kec-ks.org ]