|
REZULTATET
GJITHMONË JANË ATY KU PUNOHET SHUMË
Intervistë
me aktivisten e të Drejtave të Fëmijëve znj.
Ardita Kabashi - Hima
1. Ju
jeni njëra ndër aktivistet e Lirive dhe të Drejtave të
Fëmijës. Për këtë, ju keni aktivizuar edhe
Komitetin e nxënësve të shkollës “Mileniumi 3”.
Pse e bëtë këtë?
- Komiteti
shkollor ka një rol të veçantë në edukimin
e fëmijës. Është organ i cili mbron të
drejtat e të gjithë fëmijëve në shkollat
përkatëse. Është një nga mënyrat më të
mira, më të lehta dhe më korrekte që fëmijët të
jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre, brengat
e tyre dhe çdo gjë tjetër që është në
interesin e tyre në shkollë, shtëpi dhe
shoqëri.
2. Cilat janë
aktivitetet e komitetit?
- Aktivitetet
janë të shumta dhe të ndryshme. Disa nga aktivitetet
janë: organizimi i debateve me tema të ndryshme, vizita të
ndryshme në institucione të cilat janë në interes
të fëmijëve, grumbullimi i mjeteve për ndihma
humanitare, e shumë e shumë të tjera.
3. Cilin aktivitet do
ta veçoje?
- Një
ndër aktivitetet të cilën e kisha veçuar është
aktiviteti i cili është organizuar nga vetë nxënësit
e komitetit të cilët kanë mbledhur mjete dhe i kanë
dërguar në Skenderaj, familjeve me asistencë sociale.
Aktivitet ky i cili ndikon dhe vetëdijëson humanitetin e
fëmijëve.
4. A
mendoni se komiteti i nxënësve ka dhëne rezultate?
Cilat janë ato?
- Natyrisht,
komiteti i kësaj shkolle është munduar që të
punojnë në mënyrë sa më të përkushtuar
për të pasur sukses. Bashkëpunimi i tyre me nxënësit të
tjerë të shkollës, interesimi i tyre për
aktivitete të ndryshme, atmosfera të cilën e kanë
krijuar ata, të gjitha këto tregojnë seriozitetin e
fëmijëve në punë.
5. Cilat
janë aktivitetet e ardhshme, që ju do t'i merrni me komitetin?
- Po,
duke ditur se tani veç është fundi i vitit shkollor,
për ketë vit kemi organizuar edhe një aktivitet
humanitar. Ketë radhë ndihmat e mbledhura nga nxënësit,
do t’i dërgojmë në “Kodrën e Trimave”, në
Prishtinë, pasi që vetë fëmijët kanë
identifikuar familjet të cilat kanë nevojë për
këto ndihma.
|