Shkolla "Mileniumi i Tretë"

 
 
Ballina
Nxënësit
Projektet
Intervistat
Arti i shkrimit
Ekspozita
Kuriozitete
English
Kontakti
 
Arti i shkrimit

Ese

Peizazh pranveror


Isha e shtrirë në një vend vërtet të bukur. A thua a e dini ku isha? Isha në një vend të mbushur me gjelbërim e me lule të bukura, lloj- lloj ngjyrëshe. Dëgjoja cicërimën e zogjve. Nuhasja aromën e luleve. Ajo gjëja që e shihja para syve të mi, më dukej një qenie e pafajshme, shumë punëtore. Ishin bletët e pakta që zhuzhuritnin dhe bartnin mjaltin. Mendoja se isha duke ëndërruar me sy të hapur. Ato male të thepisura, shtriheshin aty pranë meje dhe me ndalnin shikimin. Ai horizont që dukej sikur bashkonte malin e qiellin, me dukej më i bukur se kurrë. Livadhi ishte magjepsës. Shihja dallëndyshet që hidhnin valle në qiellin e kaltër dhe pa re. Retë ishin larguar dhe kishin lënë qiellin e kaltër të mbretëronte. Hidhja shikim sa andej, sa këndej dhe shikoja atë bukuri që më rrethonte. Qielli filloi të ndërronte ngjyrë. Tani në vend të së kaltrës ishte shfaqur një ngjyrë magjepse- portokalli. E dija, tani ishte fundi i ëndrrës time me sy të hapur. Tani gjithçka po mbaronte. Dielli po perëndonte dhe qepallat e mia po mbylleshin lehtë- lehtë, pa përtesë. Edhe pse ajo ëndërr përfundoi, në mendjen time do të mbetet kujtim i pa shuar.

Blerina Zhitija

T

Mëngjesi erdhi.Dielli kishte aguar dhe lëshonte rrezet e arta, të cilat më ngrohnin fytyrën time të brengosur. Kisha hapur sytë, ishte ditë e re, por diçka nuk më linte të qetë. Prindërit nuk i kisha pranë. Sikur ta kisha nënën pranë! Ajo do të më lironte nga kjo gjendje shpirtërore. S’po arrija të gjeja paqe. S’po arrija ta largoja nga mendja. Thjesht, unë po vuaja. U afrova pranë pianos dhe fillova të luaja. Por tingujt nuk më dilnin. Diçka nuk po shkonte mirë. Se dija në isha në ëndërr apo në botën reale .

-“Sa do të doja që kjo të ishte thjesht një ëndërr dhe pastaj çdo gjë do të përfundonte!”- thashë me një fije zëri. Edhe zëri më kishte ikur. Kisha humbur shpresat dhe nuk po mundja të vazhdoja përpara. Isha përpjekur kaq shumë të mësoja, të krijoja diçka të re, por më dukej sikur çdo gjë do të merrte fund me kaq. Mbylla sytë dhe u përpoqa të qetësohesha. Për çudinë time, dëgjova zërin e ëmbël të nënës. Dëgjova fjalët inkurajuese që ajo po më thoshte. Ajo po e qetësonte shpirtin tim, ajo po i kthjellonte mendimet e mia. Tani që po shkruaj këtë ese, lotët më janë pranë. S’kam arritur ende t’ia shpreh këto ndjenja njerëzve më të dashur të jetës sime, prindërve. Se di pse po e mbaj brenda vetes dhe pse po lejoja veten, që sa herë ta kujtoj atë, të vuaj. Megjithatë, ajo do të mbetet dita më e hidhur e jetës sime, të cilën s’do ta harrojë kurrë.


Peizazh pranveror


Isha ulur në një livadh i mbuluar me një çarçaf ngjyra-ngjyra. Zërat e klasës dëgjoheshin, por ata nuk më interesonin. Unë dëgjoja zogjtë dhe erën që ngadalë dhe qetë ma ledhatonte fytyrën. I hapa sytë, pashë qiellin që kishte marrë një ngjyrë dhe formë mahnitëse. Ato male që sapo kishin filluar të gjelbëronin, ato lule që sapo po lulëzonin. Isha e zhytur plotësisht në mendime. Ai diell që po ndriçonte e dukej i gëzuar që po rrezatonte. Ajo hije që mbulonte e më freskonte. Pas gjithë atij përjetimi, çdo gjëje i vjen fundi. Ora e mësimit përfundoi. Të gjithë u kthyem në klasë. Atë ditë e kuptuam se çfarë është natyra me të vërtetë. Një mrekulli, ku e bukura s’ka fund.

Nita Këpuska

Shoku im i çuditshëm


Jam mësues në një shkollë. Kohë më parë kur isha i vogël kisha një shok, shok vërtetë të çuditshëm. Të gjithë e ngacmonin dhe luanin me të dhe ai as nuk fliste, derisa vendosa të bëhesha shok me të. Një ditë pyeta mësuesen se, çfarë kishte ai djalë që nuk fliste kurrë, ajo më shikoi në sy dhe më tha se është i sëmurë.

Ohh! Nuk ndihesha mirë, takova një djalë invalid dhe mentalisht të sëmurë. Shokët e mi u hidhëruan me mua, sepse nuk rrija më me ta. Ata donin të më rrihnin. Ai kishte nevojë për një palë këmbë dhe unë për një shok të vërtetë. E hipa në shpatulla dhe vendosa ta mbaja ashtu përgjithmonë. Kështu ne u bëmë shokë si është fjala, ah po! Ne u bëmë shokë të pandashëm. Ndihesha fajtorë për djalin e çuditshëm. Një ditë shokët e mi të vjetër filluan të na ndiqnin nëpër qytet edhe unë fillova të frikësohesha, shpëtuam, shpëtuam. Djali i çuditshëm filloi të fliste. Kishte një zë shumë të çjerrë, por prapë se prapë të bukur.

Nuk e di pse, por ai djalë filloi të më pëlqente. Doja të rrija me të. Derisa familja e tij u shpërngul. Ende e kërkoj atë djalë, shpresoj të mos ketë vdekur.

Dua të bëhem


Si çdo fëmijë edhe unë kur isha e vogël , kisha frikë nga njerëzit e veshur me mantel të bardhë. Më vonë nëna më bëri të kuptoja se ata janë shpëtimtarët e jetës së miliona njerëzve.

“Ëndrrat të ndihmojnë që ta kesh një motiv për jetën, më mësonte gjithmonë gjyshi im. Dhe kishte plotësisht të drejtë, ngase tani kur jam një vajzë sadopak e rritur e kam kuptuar këtë. Ëndrra ime është që një ditë unë të bëhem mjeke,të jem ajo që e para do t’u ofrojë njerëzve ndihmë,në çdo hap dhe në çdo kohë. Është një profesion me përgjegjësi,shumë human por edhe sfidues, ngase njeriu qet në pah edhe ndjenjat e veta si qenie.

Është bukur ta veshësh mantelin e bardhë, por është edhe një rrugë shumë e gjatë që të arrijmë deri te ky qëllim apo kjo ëndërr.

Unë them se është mirë të ëndërrosh sepse siç më ka mësuar gjyshi im, ajo të jep shpresë,motiv dhe gjallëri për jetën.
Të rrëfen fshehtësitë e jetës. Unë besoj se të gjithë ju bashkëmoshatarët e mi keni ëndrra që shpresoj se një ditë do të na kthehen në realitet. Uroj me zemër që kjo një ditë të na ndodhë!

Unë kam një ëndërr…

Jeta e njeriut është begati e çmuar. Ajo që njeriun e ngriti

mbi gjallesat e tjera të natyrës, është të menduarit.

Unë si edhe çdo fëmijë tjetër, kam shumë ëndrra. Njëra ndër ëndrrat e mia është që ta jetojmë një jetë sa më pak të dhimbshme e më shumë të lumtur. Do të doja të kisha një fuqi magjike e cila do ndalonte krimin dhe shumë e shumë vese të tjera të këqija të cilat e shkatërrojnë jetën tonë. Droga – një sinonim I vdekjes që shkatërron së pari jetën e individit, pastaj familjen dhe më pas gjithë shoqërinë .Gjithashtu edhe gjërat e këqija të cilat po rrënjosen çdo ditë thellë e më thellë në trevat tona. Po lëndojnë fëmijë, pleq, po thyejnë zemrat e shumë nënave e më së shumti po e shkatërrojnë jetën e atyre që janë të pafajshëm.
Jetohet vetëm njëherë, andaj duhet që të mos I humbasim mundësitë që na I ofron jeta dhe ta shfrytëzojmë çdo moment të saj, e jo ta shkatërrojmë atë.
Po e përmbylli këtë hartim me shpresën dhe dëshirën që në këtë botë të ketë sa më pak krime, e sa më shumë paqe, dashuri dhe lumturi.

Buena Aziri

Poezi

Nëna ime


Nënën time shumë e dua,

sepse ajo më përkëdhej mua.


Nënën time e ndihmoj,

kur për mua ka nevojë.


Kur të nisem për në shkollë,

nënën time e përqafoj.

Laid Brestovci

Një qeshori


Erdh një qershori,

Me plot gëzime,

Festë e madhe,

Për shkollën time.


Fëmijë të dashur,

Është dita juaj,

Luani, këndoni

Pa pushuar.


Eris Pruthi

Qeni im


Sa dëshirë kam,

Të kem një qen,

Të jetë i mirë,

Si kam dëshirë.


Mirë e mirë do ta ushqej,

Në shëti do të shkojmë,

Së bashku do të lozim,

aste të bukura do të kalojmë.


Tërë kohën do të rrimë,

Paritmas ai më ik vrik,

por nuk shkon larg,

se më ka shok besnik.

Zgjim Kabashi

Një qershori


Një qershori ti je afër,

Fëmijët presin që të vish,

O qershor mrekullish.


Gjithë fëmijët po gëzohen,

Dita e shkollës po afron,

Të gjithë bërtasin e brohorasin,

S'ka si shkolla jonë.


Lea Mazniku

Një qeshori


Një qeshori dita jonë,

Zemrat na gëzojnë,

Të gjithë bashkë,

Luajmë jashtë.


Këtë ditë të bukur,

Ejani ta festojmë,

Në livadhe të lodrojmë.


Një qeshori,

Dita e fëmijëve,

Ëshë e bukur,

si drita e yjeve.


Drin Hamolli


Ai


Atëherë, kur bora

Mbulon qytetin

Dhe gjithçka kthehet

Në vend të vetin,


M’ kujtohet Ai

Për të Cilin jetoj

Për të Cilin linda

Dhe e adhuroj.


Edhe atëherë ,

Kur behari çel

Dhe mendimet e mia

Lehtë m’i kthjellë


Prapë, zemrën time

Ai ma pushton

Për atë të vdes mua

S’më mjafton.


E kur dielli të gjithëve

Na ngrohë,

Ai më kujtohet

Edhe në atë kohë.


Ai, i cili është mik,

i cili kurrë s’mund të jetë armik.


Dhe në tokë,

Kur bien gjethet

Mua prapë,

Më kaplojnë ethet.


Por, është i vetmi

Ai që më mbron,

Ai, që nga çdo rrezik

Më shpëton.


Ai, i vetmi

Që më don,

Ai , i cili

Kurrë s’perëndon ...


Me zemër plot


Kur, unë blej një xhaketë të re,

E puth mamin pa pushim,

Njëherë të kuqe, tani të blertë,

i numëroj pa nxitim.


Por, u lodha duke i numëruar,

Xhaketat e mia pa mbarim,

zilja ra duke tingëlluar,

e hapa derën papërtim.


Një vajzë e vogël ishte pranë derës,

Po dridhej nga të ftohtit me ngashërim,

Një bluzë të hollë e kishte veshur,

në kohët e dimrit – pamëshirim.


Të palosuara rradhë – rradhë,

po rrinin aty xhaketat e mia

derisa jashtë një vajzë e vogël,

po dridhej nga stuhia.


Nga xhaketat njërën mora,

vajzën e përqafova fort

xhaketën ia lashë tek dora

që nuk po e mbante lart dot.


Mbylla derën me ngadalë,

seç ma lagu faqen një lot,

u nisa në dhomë duarthatë,

por në zemër kurrë më plot.


Zana Buçinca


 
 
 
 


    © Copyright Qendra për Arsim e Kosovës 2007. [ ëww.kec-ks.org ]